29,04,2024

Kodheli: Të gatshëm për vendosjen e trupave në kufijtë lindorë të Aleancës

Must Read

Ministrat e Mbrojtjes trajtuan dhe hodhën hapa konkretë mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në veçanti, ata diskutuan mbi konceptin e NATO-s për frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen. Në këtë pikë, u ra dakord mbi vendosjen dhe madhësinë e forcës të përparuar të NATO-s në kufijtë lindorë të saj, si dhe vijimi i punës për të shqyrtuar propozimet për të shtrirë këtë vendosje dhe në zonën e Detit të Zi.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, e cila po merr pjesë në këtë takim, nënvizoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e vet në ndërtimin e një mbrojtjeje moderne dhe efikase të NATO-s.”

Kodheli shprehu mbështetjen e Shqipërisë për vendosjen e trupave në kufijtë lindorë të Aleancës ku Shqipëria mbetet e angazhuar të konsiderojë pjesëmarrjen e saj, në të ardhmen. Ajo, gjithashtu, nënvizoi se vendi ynë do të vijojë të luajë një rol aktiv në Aleancë duke mbështetur kontributet në kuadër të Planit të Veprimit të Gatishmërisë Shumë të Lartë.

Tregues i kësaj është fakti se Shqipëria merr pjesë në stërvitjen që sapo përfundoi “Brilliant Jump 2016”, ndërkohë vijon stërvitjen “Anakonda – 16” në Poloni.

Duke u ndalur tek rreziqet dhe sfidat që burojnë nga Jugu i Aleancës, Kodheli theksoi se vendi ynë mbështet hapat e ndërmarrë deri në këto momente, megjithatë, vijoi ajo, “ne duhet të krijojmë kushtet më të mira për të kuptuar rrënjët e problemit, ndaj në këtë drejtim vendi ynë po përshpejton përpjekjet për vendosjen në Tiranë, të qendrës së ekselencës së NATO-s kundër rrezikut të luftëtarëve të huaj”.

Kodheli tha se Shqipëria, si vend aspirant për në BE, është e gatshme të mbështesë çdo axhendë që forcon bashkëpunimin NATO-BE, në Samitin e Varshavës.

 

 

The post Kodheli: Të gatshëm për vendosjen e trupave në kufijtë lindorë të Aleancës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img