29,04,2024

Klubi ‘’Rotary’’ siguron 27 bursa studentore

Must Read

Ferizaj.30.09.2017. Klubi “Rotary” në Ferizaj, ka siguruar mjete financiare edhe për 27 bursa studentore për vitin e ri akademik 2017-2018. Këto mjete, shuma e të cilave nuk u bë e ditur, janë mbledhur nga pronarë të firmave në Ferizaj, si dhe nga mërgimtarë. Në takimin e këtij klubi me donatorë, u tha se numri aktual i bursave pritet të rritet edhe më tej, falë solidaritetit të afaristëve dhe bashkatdhetarëve të kësaj ane.

Kryetari i klubit ‘’Rotary’’ në këtë qytet, Haziz Rysha, tha se po bëjnë përpjekje që të grumbullojnë sa më shumë mjete, në mënyrë që studentëve me kushte të vështira ekonomike, t’ua mundësojnë shkollimin e mëtejmë.

“Më vjen shumë mirë që po mundohemi ne me aq sa kemi mundësi të organizojmë dhe të ndërmjetësojmë që këta studentë që nuk kanë mundësi, sado pak në mënyrë simbolike t’iu ndihmojmë. Ky është viti i tretë që ne po u ndihmojmë disa studentëve, viti i parë ka qenë 22 studentë, viti i dytë 33 studentë që kanë qenë përfitues të bursave, ndërsa këtë vit të shohim, prandaj edhe është organizuar ky event me komunitetin e biznesit, por besoj që do të ketë edhe njerëz solidarë që do të ndimojnë këtë projekt”,tha Rysha.

Nismëtari për ndarjen e bursave për studentët ferizajas me gjendje të rëndë ekonomike, Rexhep Rifati, tregon për fillet e kësaj nisme humanitare. Ai tha se ky fond zanafillën e ka qysh para 23 vitesh.

“Historia është pak më e hershme, daton qysh para lufte, në prag të luftës ne me Njazi Ejupin e diskutuam çështjen e mundësisë për me i dhënë bursat e para për studentët me gjendje të rëndë ekonomike, veçmas në atë stituatë që shkollimi ishte i vështirë dhe për 4 vite edhe para lufte dhe pas saj një numër i donatorëve nga firmat që ekzistonin në atë kohë në Ferizaj dhe me ndihmën e mërgatës kemi arritur t’i japim 117 bursa, në vlerë prej 100 mijë marka, dhe me të shkuar në Zvicër, kur firmat ferizajse ranë në gjendje të rëndë ekonomike, atëherë fondin e orientuam me ndihmat nga mërgimtarët tanë, duke parë nismën dhe gatishmërinë që kjo formë për studentë të shkoj përmes klubit rotarian edhe klubet tjera në Kosovë ndjekën këtë shembull”, tha Rifati.

Studentja Gentiana Nuredini, e cila vitin e kaluar ishte përfituese e bursës nga ky klub, tha se falë kësaj burse ajo ka arritur t’i vazhdoj studimet.

“Unë jam bursiste e vitit të kaluar, kjo më ka mundësuar mua shumë me i vazhdu studimet dhe do të aplikoj edhe këtë vit, këto bursa janë shumë të nevojshme për ne studentët pasi që ka shpenzime për një student”, tha Nuredini.

Në takimin e organizuar nga rotarianët, u nderuan me mirënjohje donatorët e vitit të kaluar, falë të cilëve 37 studentë me gjendje të vështirë ekonomike, vazhduan shkollimin.

Në këtë takim u bë e ditur se në nivel të Kosovës, vitin e kaluar janë shpërndarë 150 bursa nga klubi “Rotary”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img