Ferizaj.31.12.2016. Klubi Rotaract në bashkëpunim me të rinjtë e klubit Rin’On nga Ferizaj në ditën e fundit të këtij viti kanë shpërndarë 150 dhurata për fëmijët e minoriteteve.
Këta të rinj në pasditen e së shtunës në lagjen e Sllahanes kanë gëzuar 25 familje në nevojë të komunitetit ashkalinjë ku për fëmijët e tyre kanë shpërnda 150 dhurata për festën e Vitit të Ri.
Kryetari i Klubit Rotaract , Nuhi Çerkini me këtë rast ka falënderuar aktivistët e rinj si dhe anëtarët e klubit Rotaract të cilët dhuruan dhe ndihmuan në grumbullimin e mjeteve.
Çerkini ka bërë të ditur se mjetet për këto dhurata ishin 150 euro nga Koncerti i të rinjve Rin’On dhe 100 euro nga anëtarët e klubit rotaract.
Për këto ndihma në emër të familjeve të ndihmuara këta të rinj i ka falënderuar Asllan Kryeziu, nënkryetar për komunitete nga PDAK në Komunën e Ferizajt.