16,04,2024

Klubi italian shkarkon menaxherin e nëntë të sezonit

Must Read

palermo1

Klubi italian Palermo ka shkarkuar sot trajnerin e nëntë brenda vetëm një sezoni.

Ekipi i Serie A, Palermo, sot shkarkoi trajnerin Walter Novellino pas vetëm katër ndeshjeve në drejtim të klubit, ndërsa thuhet se do ta ri-emërojë trajnerin e shkarkuar Davide Ballardini, transmeton Gazeta Blic.

Italiani 62-vjeçar pësoi tre disfata dhe pronari “i krisur” Mauriozio Zamparini vendosi që për herën e tetë në sezon ta shkarkonte trajnerin.

Palermo aktualisht renditet e 18-ta në Serie A por ka shans të mirë për mbijetesë, përkundër faktit se nuk e ka fituar asnjë ndeshje në ligë që nga janari.

Klubi i Palermos ka bërë më shumë ndryshime menaxherësh se e gjithë Premier Liga angleze këtë sezon.

Më poshtë e keni listën e menaxherëve të shkarkuar dhe të punësuar vetëm këtë sezon. /Gazeta Blic/

Beppe Iachini (dy herë)
Davide Ballardini (dy herë)
Fabio Viviani
Giovanni Bosi
Giovanni Tedesco
Guillermo Barros Schelotto
Walter Novellino

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img