26,04,2024

Klitschko: Rritja e çmimeve do të konsiderohet vjedhje

Must Read

Kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko, ka apeluar popullatën e këtij qyteti për kujdes të shtuar, teksa bëri të ditur se ora policore do të nis nga 20:00 deri në 07:00.

Ai, gjithashtu ka bërë të ditur edhe disa masa të cilat i kanë marrë, ku ndër të tjera thotë se rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si vjedhje.

“Që nga sot, ora policore, nga ora 20:00-07:00;

Ndalesa e transportit nga ora 19:00 deri në 08:00;

Dyqanet, farmacitë janë të hapura nga ora 08:00-19:00;

Ndalohet rreptësisht ecja gjatë orës policore, si më parë. Mund të udhëtoni vetëm me makinë me leje të veçanta të stilit ushtarak. Lejet e vjetra nuk janë më të vlefshme;

Nga nesër vendoset ndalimi i shitjes së alkoolit;

Rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si grabitje”, ka thënë Klitschko, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot është dita e pestë e luftimeve në Ukrainë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img