15,06,2024

Kitaroviq shqetësohet nga ushtrimet ushtarake serb-ruse, kërkon integrim të shpejtë të Ballkanit

Must Read
Introductory remarks byy Kolinda Grabar-Kitarovic, NATO Assistant Secretary General for Public Diplomacy

Siç raporton shërbimi serb i mediumit rus “Sputnik”, Kitaroviq ka thënë se Rusia është duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me disa shtete në rajon, si për shembull me Serbinë me të cilën po organizon edhe ushtrime të përbashkëta ushtarake “Vëllazëria sllave”, të planifikuar këtë nëntor, transmeton lajmi.net.

“Kjo na shqetëson veçanërisht neve”, ka thënë Kitaroviq. Ajo vlerëson se BE dhe NATO duhet t’i lënë dyert e hapura për vendet e Evropës Juglindore në mënyrë që të largojnë ndikimin e Rusisë në rajon.

“Para disa viteve kemi parë ndikimin rus në disa aspekte: ekonomik dhe financiare dhe përpjekje për t’u përfshirë në shërbimet tona të informimit”, ka thënë Kitaroviq, në samitin e NATO-së që po mbahet në Varshavë, transmeton lajmi.net.

“Përgjigja më e mirë do të ishte që të hapen dyert (EU, NATO). Jo vetëm të lihen të hapura, por edhe të ndërmerren hapat e parë të shteteve të Evropës Juglindore drejtë BE-së e veçanërisht drejtë NATO-s”, ka thënë e para e Kroacisë./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës

Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img