05,05,2024

Kinezi që jetoi 256 vjet?

Must Read

Sipas “New York Times”, pas kësaj përvoje, Li-Ching-Yun shiti për 100-vjet rresht bimë medicinale. Një ditë, kreu i perandorisë Pei Wu-Fu shkoi në shtëpinë e Li, për ta pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai iu përgjigj: “Mbaje të qetë zemrën, qëndro si breshkë, shëtit i lumtur si pëllumb dhe fli si qen”.

Atëherë njerëzit çuditeshin se si Li nuk ngjante aspak me një të moshuar, madje ai dukej shumë i fuqishëm për moshën e tij.

Të shumtë ishin ata të cilët pretendonin se e njihnin që në fëmijëri, ndërsa të tjerë thoshin se Li ishte moshatar i gjyshërve të tyre të cilët nuk jetonin më. Në 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor në Minkuo University gjeti disa dokumente me anë të të cilave faktohej se Li kishte lindur më 1677-n. Të njëjtat arkiva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, për 150 vjetorin e lindjes , por edhe kur ai mbushi të 200-at.

Si mendoni, mos vallë Li harroi ditëlindjen e tij?

Sipas librit të rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar më shumë në këtë botë është qytetar francez, që jetoi 122 vjet dhe 164 dite. Po pse valle kinezet nuk kanë dëshmuar asgjë për të famshmin Li?

Është e mundur që një njeri të jetoje 256 vjet? Duhet theksuar se historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nën studim nga studiues specialiste të fushës, pasi historia e tij vërtet është shumë me interes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img