29,12,2024

Kina dërgon prani ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit Jugor

Must Read

Sipas Pentagonit, Kina pritet që të instalojë infrastrukturë ushtarake, përfshirë sisteme vëzhgimi, në ishujt artificial në Detin Jugor të Kinës, duke vendosur prani ushtarake për një afat të gjatë kohor në ujërat e kontestuara.

Në raportin vjetor në Kongres, që ka të bëj me aktivitetet e ushtrisë kineze gjatë vitit 2015, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson se Kina ka krijuar një hapësirë toke prej 1,300 hektarësh në ishujt Spratly përgjatë dy viteve të fundit, transmeton KosovaPress.

Thuhet se Kina ka kompletuar synimet e saj në muajin tetor të vitit të kaluar, derisa po përgatitet për të instaluar infrastrukturën, përfshirë pistë për aeroplanë në gjatësi prej 3 mijë metrave, që mund të akomodojë luftaraket e sofistikuara.

“Infrastrukturë substanciale shtesë, përfshirë sisteme për komunikim dhe vëzhgim, pritet të ndërtohen në këto hapësira në vitet e ardhshme”, është thënë në këtë raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img