Mehmeti ka thënë se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti zgjedh ministrat e rinj, njësoj siç bënte diktatori Enver Hoxha.
“Shqiptarëve të Maqedonisë u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, rrahja e dhjetëra të rinjve shqiptarë, Nata e Tradhtisë së Madhe në Kumanovë, deshqiptarizimi i Shkupit dhe Maqedonisë…, pra u dhunua privatësia e shumë motrave e nënave shqiptare, të cilat i zgjoi nga gjumi policia e regjimit VMRO-BDI, u prek pra më intimja e shumë familjeve të pambrojtura shqiptare, në shtëpitë e të cilave, po ajo polici, hynte si nëpër vendbanime pa pronarë. Megjithatë, kryetarit të BDI-së, le që nuk i shkoi ndërmend braktisja e qeverisë, por na quante armiq neve që kritikonim këto veprime të regjimit ku bënte pjesë partia e tij! Dhe tani, kur BDI-ja mbeti pa popull, ai ofron edhe një dëshmi se sa tallës e mospërfillës është ndaj parisë dhe popullit të vet: më lehtë ai i zgjedh dhe i emëron ministrat që do e kenë në duar fatin e popullit, se sa dikur Enveri Hoxha, drejtorët e kooperativave bujqësore, që vendosnin për fatin e bagëtisë së fshatit!”, vlerëson Mehmeti.
The post Kim Mehmeti: Ahmeti i zgjedhë ministrat si Enver Hoxha appeared first on Lajminet.