17,11,2024

KHF Kastrioti i tronditur, paralajmëron më të keqen

Must Read

Në fakt, trajnere është Lirie Muhaxheri, e cila mundohet në të gjitha forma që mos ta lejojë klubin të shuhet.

Shtatë herë kampioni i pasluftës në konkurrencën e femrave, Kastrioti nga Ferizaj, paralajmëron me të keqen e mundshme. Hendbollistet ferizajase janë marrë vesh që nesër mos të udhëtojnë për të zhvilluar ndeshjen e radhës, kundër Istogut.

“Klubi i hendbollit Kastrioti femrat nga Ferizaj nuk do të udhëtojnë për në ndeshjen e ardhshme. Nuk udhëtojmë në ndeshjen kundër Istogut që zhvillohet të dielën me 29.10.2017 për shkak të financave.

Arsyet janë se ish kryetari i klubit Faton Haxhisalihu po ashtu edhe drejtori i klubit Kenan Gashi që nga fillimi i sezonit kanë dhënë dorëheqje por në mënyrë juridike nuk është bërë asnjë hap për të cilën ata duhet të dorëzojnë dokumentacionin e klubit dhe kështu që në kemi mbetur të vetme, nuk interesohet asnjë institucion për neve.

Ju bëj thirrje urgjente të gjitha institucioneve, qytetarëve dhe dashamirëve të sportit të hendbollit që të zgjidhet ky problem sa më shpejt të jetë e mundur, ne si lojtare jemi të gatshme për çdo marrëveshje të mundshme”, ka thënë Vahide Gashi, kapitene e KHF Kastriotit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img