29,11,2024

Këto ushqime do ta bëjnë zemrën tuaj 20 vite më të re!

Must Read

Është e qartë se ngrënia dhe jetesa e shëndetshme ndikojnë shumë në jetëgjatësinë e njeriut.

Lexoni më poshtë për të mësuar se çfarë ushqimesh duhet të konsumoni për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Peshku

Yndyrnat e peshkut, sidomos ato të sardeles, janë shumë të shëndetshme. Kjo sepse përmbajnë acide yndyrore omega-3, që studimet kanë treguar se ulin rrezikun e aritmisë. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që peshku të hahet të paktën 2 herë në javë. Omega-3 mund të merret edhe me suplementet e vajit të peshkut shkruan Shije.
Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibra, që ulin kolesterolin. Tërshëra kryen rolin e një sfungjeri në aparatin tretës dhe thith kolesterolin, duke bërë që të mos kalojë në rrjedhën e gjakut.
Boronicat

Boronicat ulin me 32% rrezikun e atakut në zemër, sipas një studimi të fundit. Dhe jo vetëm ato, por edhe luleshtrydhet e manaferrat. Mendohet se për uljen e rrezikut të atakut kardiak kanë meritën antocianinat dhe flavonoidët, që ulin tensionin e gjakut.

Çokollata e zezë
Disa studime kanë treguar se çokollata e zezë ndihmon parandalimin e atakut kardiak, sidomos te ata persona që kanë probleme me zemrën. Çokollata e zezë përmban flavonoidë me emrin polifenol, që ndihmojnë në ruajtjen e tensionit të gjakut.
Limoni dhe portokalli

Femrat që konsumojnë shumë flavonoidë nga limoni dhe portokalli kanë 19% më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Këto fruta përmbajnë shumë vitamina C, që është lidhur me një rrezik më të ulët të atakut kardiak, sipas një studimi të fundit.
Patatet

Nëse nuk janë të skuqura, patatet janë shumë të mira për zemrën. Janë të pasura me potas, që ul tensionin e gjakut. Kanë edhe shumë fibra, që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Domatet

Ashtu si patatet, edhe domatet janë shumë të pasura me potas. Potasi i bën mirë zemrës. Gjithashtu, domatet kanë edhe likopene, një karotenoid që heq kolesterolin e keq. Duke qenë se kanë pak kalori dhe pak sheqer, janë një ushqim shumë i mirë për çdo dietë.
Vaj ulliri ekstra i virgjër

Në një studim të gjerë, personat që rrezikoheshin nga sëmundjet e zemrës ndoqën një dietë me 4 lugë vaj ulliri në ditë dhe u pa se u ul me 30% rreziku i atakut kardiak.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img