28,12,2024

Këto janë tarifat për shfrytëzimin e autostradave në Shqipëri

Must Read
Rruga e Kombit

Top Channel zbardh dokumentin konfidencial, i cili është përgatitur nga Eurokonsultants për llogari të Qeverisë shqiptare. Dokumenti rekomandon 9 akse si më të përshtatshme për t’u bërë me pagesë, përmes një procesi gradual me katër faza.

Sipas tij, në fazën e parë, e cila do të jetë e menjëhershme propozohet të bëhen me tarifë kalimi katër rrugët kryesore të vendit, autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë Elbasan, rruga Durrës-Kukës dhe rruga e Arbrit pasi të jetë përfunduar.

Pas instalimit të pagesës në këto segmente, propozohet të vendosen në sistem tarifimi rruga Levan Vlore dhe ajo Durrës Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtaz.

Në fazën e tretë do të vendoset pagesa për rrugën Levan Tepelenë dhe rrugët e fundit që do të përfshihen në skemën e tarifimit janë Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros për cco kilometër.

Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometër çdo automjet duhet të paguajë deri në 3.5 euro për të kaluar. Sipas strategjisë këto para do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të rejave.

Banka Botërore parashikon se Shqipërisë i duhen 400 milionë dollarë për mirëmbajtjen e fondit rrugor në katër vitet e ardhshme, dhe një pjesë e kësaj kostoje mund tu ngarkohet qytetarëve duke e bërë kalimin me pagesë. /TopChannel

The post Këto janë tarifat për shfrytëzimin e autostradave në Shqipëri appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img