20,05,2024

Këto janë ndryshimet në linjat e autobusëve të rinj në Prishtinë

Must Read

Këta autobusë janë lëshuar për linjën një dhe katër.

Besart Tahiri nga “Trafiku Urban” ka thënë për portalin Arbresh.info se nga lëshimi në qarkullim linja 1 ka pasur disa ndryshime në destinacion ndërsa linja 4 ka mbetë siç ka qenë.

“Linja 1 niset nga Fakulteti Teknik për të vazhduar tek Ministria e Arsimit, Prapa Teatrit Kombëtar, të Plepat, të kompleksi “Qafa” ,të Pallati i Rinisë, të rruga “Ramiz Sadiku”, në Lakërishtë dhe në fund deri në Fushë Kosovë”, tha Tahiri duke shtuar se e njëjta linjë bëhet edhe nga kthimi prapa.

“Ndërsa linja 4 është siç ka qenë më herët pra duke u nisur nga Mati, të banesat e bardha në Breg të Diellit, në Ulpianë, të tre sheshirat, të Qafa edhe në Gërmi.

Ai bëri të ditur se autobusët nga ora 11 e 30 deri në orën 18:00 janë çdo 5 minuta dhe në mëngjes prej orës 07:00 deri në 08:30 janë çdo 5 minuta.

Transporti me Trafikun Urban fillon në orën 07:00 deri në orën 22:00, ku bëhet nisja nga Gërmia dhe Mati.

Kujtojmë se edhe autobusi 5 ka ndryshuar linjën e udhëtimit.

Derisa para disa muajsh ky autobus udhëtonte nga rruga “Nazim Gafurri”, prapa Teatrit Kombëtar të Kosovës, pastaj nëpër Bulevarin “Dëshmorët e Kombit”, afër Spitalit e shkonte deri tek Ambulanca në Breg të Diellit, tani autobusi 5 nuk shkon më tek ambulanca në Breg të Diellit por kthehet prapa Fakultetit Teknik dhe vazhdon deri në rrugën B.

Ndërkohe qytetarët e Prishtinës janë në pritje edhe të 20 autobusëve tjerë të cilët sipas zyrtarëve komunal pritet të vijnë gjatë muajit mars ose prill./Arbresh.info

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img