Lëvizja Vetëvendosje i ka shumë të qarta kushtet për Listë të përbashkët opizitare, për zgjedhjet e ardhshme. Pos deklarimeve tashmë publike të Kryetarit të kësaj Partie Visar Ymerit, VV! duket që edhe në takime me AAK e Nismën tashmë ka parashtruar kushtet e saj për një listë të përbashkët.
Kështu, Burime të Gazetës Blic brenda partisë më të madhe opozitare kanë theksuar se atyre nuk po u pëlqen propozimi i AAK-së.
“Pasi që jemi partia më e madhe opozitare, mendojmë që na takon edhe bartësi i Listës edhe mandatari për formimin e Qeverisë”, tha ky burim brenda VV.
Ndërkaq, Gazeta Blic para pak ditësh e ka siguruar propozimin e AAK-së, e cila parashihte që nëse njëra parti e merr bartësin e listës zgjedhore, i takon kryetari i Kuvendit, derisa partia e dytë e ka kandidatin e dytë në listë, dhe i takon mandatari për formimjn e Qeverisë.
Në këtë propozim të AAK thuhet ndër të tjera, se i takon VV si partia më e madhe që të zgjedh ndërmjet këtyre dy opsioneve. Sipas këtij propozimi nga 40 kandidatë në listë i takojnë VV e AAK dhe 20 i takojnë Nismës dhe 10 të tjerë shoqërisë civile.
Poashtu sipas këtij propozimi, nga një zëvendëskryeministër i takon Nismës dhe një shoqwrisë civile. Gazeta Blic nga burime brenda Nismës ka marrë vesh se kjo parti është pajtuar në parim më propizimin e AAK-së. Ndërkaq, lideri i VV Visar Ymeri në një intervistë ka theksuar se Lista opozitare do të formohet mbi bazën e fuqive që kanë partitë politike, duke lënë të kuptohet se partia më e madhe opozitare është ajo që dikton kushtet. /Gazeta Blic/