27,11,2024

Këto janë 14 grabitjet më të mëdha të bankave në Shqipëri

Must Read
Grabitja

Më pas shënohen vjedhjet e vitit 1997. Por një nga grabitjet e cila mbahet mend edhe ne ditët e sotme është ajo e shënuar në vitin 1998 në Tropojë, në bankën e kursimeve ku u morën rreth 800 milionë lekë, shkruan “Shekulli”.

Më 29 janar 1993 është shënuar vjedhja e parë e bujshme që qeveria e kohës ia faturoi grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”, nga ka marrë dhe emrin dosja, i përket Bankës së Kursimeve Tiranë, në bulevardin “Zogu i Parë”. Më pas ndodh një tjetër grabitje në Tropojë, më 29 tetor 1998, ku një grup i madh personash të armatosur, grabitën Bankën e Kursimeve. Por këtë radhë grabitja ishte më spektakolare dhe shuma e përfituar më e majme, rreth 800 milionë lekë të vjetra. Kasaforta u tërhoq me një vinç të tonazhit të lartë.

25 mars 2000 janë vjedhur 250 milionë lekë me anë të një çeku të falsifikuar në Bankën e Kursimeve në bulevardin “Zogu i Parë”.

Historiku vazhdon me vjedhjen e realizuar më 23 gusht 2002. Tre persona rreth orës 09:30, vjedhin Bankën Kombëtare Tregtare të Vlorës, me armë në dorë. Milionat e grabitura u përdorën nga autorët për blerjen e një lokali që më pas është kthyer në disko dhe të një hyrjeje pallatij.

7 gusht 2003, dy të rinj nga qyteti i Burrelit, pasi arrijnë në Kamzë vendosin të grabisin filialin e “ëester Union”­ it që ndodhej në atë zonë. Ata futen brenda ndërtesës të armatosur dhe me maska, dhe arrijnë të marrin nga aty me kërcënimin e armëve një shumë të majme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

6 maj 2004, dy persona grabisin 25 mijë euro në një pikë të “Wester Union”, në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Dy të rinjtë u arrestuan shumë shpejt nga policia, pasi u lajmëruan nga punonjësit, të cilët bënë edhe përshkrimin e autorëve që kishin arritur të kryenin grabitjen.

Më 28 shkurt 2004 është grabitur njësia Nr. 4 e Bankës së Kursimeve. Autorët e saj kanë qenë punonjëset që punonin në këtë filial dhe shuma ka qenë afërsisht 2 miliardë lekë të vjetra. Denoncimet e drejtuesve të bankës kanë bërë që policia të bjerë shumë shpejt në gjurmët e tyre dhe ata të arrestohen. 20 qershor 2008, një i ri me maskë dhe me pistoletë është futur në filialin e bankës së nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të vjedhë 300 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur në filialin pranë sheshit “Rilindja” në Tiranë. Kamerat e sigurisë së bankës e kanë “tradhtuar” dhe më pas është bërë arrestimi i tij.

1 gusht 2008, tre persona të armatosur e me maska kanë grabitur filialin e një tjetër banke në Tiranë. Ngjarja ndodhi në autostradë, kur persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës dhe kanë kryer grabitjen në kërcënimin e armëve, rreth 30 mijë euro. Brenda pak ditësh policia ka arritur të arrestojë të tre autorët.

Më 22 nëntor 2008 një filial i një tjetër banke në Tiranë është grabitur me armë dhe maska, afër zonës së Unazës tek rruga “Bardhyl”. Një person i maskuar dhe me një pistoletë në brez është futur duke kërcënuar rojet e bankës dhe është drejtuar tek sporteli, duke kërkuar paratë. Pasi ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin në sportel në ato momente, të paktën 500 mijë lekë të rinj, i riu është larguar dhe është futur me shpejtësi nëpër rrugica për të humbur gjurmët.

Më 13 shkurt 2015, tre persona të armatosur arrijnë që të grabisin 2.5 mln euro nga një bankë e nivelit të dytë, te ish­Stacioni i Trenit në Tiranë.

Më 2 dhjetor 2015, pesë persona të kamufluar me uniformat e forcave speciale grabitën në mënyrë spektakolare 3 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë, që po transportonte paratë jashtë vendit.

The post Këto janë 14 grabitjet më të mëdha të bankave në Shqipëri appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img