16,01,2025

Këta janë ministrat e Qeverisë Kurti

Must Read

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se emrat e ministrave të Qeverisë Kurti, e cila pritet të votohet të hënën në Kuvendin e Kosovës tashmë janë bërë të ditur.

“Emrat e propozuar nga VV tashmë publiku i di. Albin Kurti ka kohë tashmë që i ka bërë të ditur emrat”, ka thënë Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së.

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa sot zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke treguar se nga 12 ministri sa ishin marrë vesh fillimisht, qeveria e re do të ketë 15 ministri.

Nga 15 ministri, dy partitë do të kenë nga gjashtë, ndërsa tri do t’u takojnë minoriteteve. Albin Kurti do të jetë kryeministër, ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së.

Këta janë 12 emrat që pritet të votohen të hënën për ministra:

VV:

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka

LDK:

Ministria e Punëve të Brendshme – Agim Veliu

Ministria e Infrastrukturës – Lumir Abdixhiku

Ministria e Bujqësisë – Besian Mustafa

Ministria e Arsimit – Hykmete Bajrami

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi

Ministria e Mbrojtjes – Anton Quni

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U sulmua fizikisht, Policia trajton rastin “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” në Ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast në Ferizaj të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img