19,04,2024

Këta janë emrat e rinj të kabinetit qeveritar Mustafa (Video)

Must Read

qeveri_1460485110-2332832

Në fillim të javës së ardhshme do të kompletohet kabineti qeveritar. Dy pozitat të cilat mbetën të zbrazëta pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

E në fakt, janë tri pozita te rëndësishme qeveritare që tani më do të pësojnë ndryshime.

Nga burime mirë të konfirmuara bëhët e ditur se partnerët qeveritarë tani më kanë vendosur për emrat konkret.

Duket se nuk ka më hamendësime politike se kush do ti udhëheqë postet vakante në qeveri: zëvendëskryeministër i parë do të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuci, ndërkaq që pozita aktuale të cilën Kuçi e mban, është vendosur t’i kalohet bashkpartiakut të tij, Gani Kocit, raporton RTK.

Për pozitën e dytë që dikur mbante Presidenti Thaçi, atë të ministrit të Punëve të Jashtme ende nuk dihet me saktësi se kush do ta udhëheqë.

Burime brenda PDK-së thonë se ish ministri Enver Hoxhaj dhe zëvendëministri aktual i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, synojnë të udhëheqin me këtë dikaster.

Burime brenda PDK-së janë skeptik që Selimi mund të përzgjedhët në krye të MPJ-së.

Sipas tyre ndonëse Selimi cilësohet si njëri ndër zyrtarët më të suksesëshëm të politikës së jashtme të Kosovës, ai nuk ka fuqi të votës, e rrjedhimisht pak ka gjasë që t’i lejohet drejtimi i një ministrie aq të rdëndësishme siç është MPJ.

Besohet që megjithatë do të jetë Enver Hoxhaj ai i cili pritet të udhëheqë sërish me diplomacinë kosovare.

Megjithatë duket se strukturat e PDK-së ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar.

E ai i cili pritet shumë shpejt ta zëvendësojë Presidentin Thaci, nuk pohoi e as mohoi asgje rreth emrave të përfolur.

Madje sipas tij partnerët e kokalicionit ende nuk kanë vendosur për riformatimin e Qeverisë.

Sido që të jetë, duket se fillim-java e ardhshme, kur edhe pritet kthimi i udhëheqësit të PDK-së nga SHBA-të, Kadri Veselit, do ta gjejë Qeverinë e kompletuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img