19,07,2025

Kështu tallet Edi Rama me Messin e Ronaldon, pas eliminimit nga Botërori [Foto]

Must Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar në rrjete sociale ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit ‘Rusia 2018’. Ai me këtë rast ka ironizuar me dy futbollistët më të mirë, pra për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me rastin e eliminimit të kombëtareve të tyre, (Argjentinës & Portugalisë).
Pasi këta të fundit u eliminuan nga faza e 1/8-tës  e botërorit nga Franca respektivisht Uruguaji, transmeton Indeksonline.
Kryeministri shqiptar ka postuar një fotografi në Facebook duke u tallur kështu me futbollistët në fjalë.
“Ku do i shohim ndeshjet te shpia ime apo e jotja?”, thuhet në shkrimin e fotografisë të publikuar nga Rama në Facebook.
Ndryshe, Messi së bashku me Argjentinën u eliminuan nga Franca me rezultat prej 4-3, ndërsa Ronaldo dhe ekipi i Portugalisë ndaj Uruguajit me rezultat prej 2-1./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img