15,01,2026

Kështu duket Fukushima pas tërmetit të fuqishëm prej 7.3 shkallë (Video)

Must Read

Kjo agjenci po ashtu ka paralajmëruar cunami dhe ka kërkuar nga banorët në verilindje të vendit që të largohen.

Tërmeti goditi brigjet japoneze, 67km në verilindje të Ivaki, në një thellësi prej 10 km. Mediat nuk raportojnë për viktima.

Agjencia ruse thekson se kompania nga Tokio që merret me energji elektrike (TEPCO) po kontrollon nëse ka pasoja në centralin bërthamor Fukushima-1 NPP.

“Deri me tash nuk kemi arritur të shohim diçka të jashtëzakonshme”, thekson TEPCO.

Të kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm i cili kishte goditur Japoninë në vitin 2011 ishte shkaktuar cunami. Nga ky cunami mbetën të vdekur 16 mijë njerëz, kurse 2500 ende rezultojnë të zhdukur. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img