28,12,2024

Këshilltarët në Bujanovc me vendim të drejtë

Must Read

Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë, nëse vendoset tabela me emrin e Skënderbeut në sheshin e Bujanovcit nuk duhet lejuar që të hiqet, në të kundërtën nuk duhet vendosur fare, nëse nuk ekziston forcë politike e morale për t’a mbrojtur atë pllakë me emrin e heroit Kombëtar- Skënderbeut!

Shkruan: Hanife Salihu
Këshilltarët shqiptarë të Bujanovcit kishin marr një vendim me vend dhe të qëlluar, që sheshi në Bujanovc të emërtohet me emrin e figurës më emblematike, jo vetëm shqiptare, por, Ballkanase e më gjerë. Që emërtimi sllav i Karagjorgje Petrovic, i vendosur pa dëshirën e tyre, papërkrahjen e shumicës së popullatës shqiptare të ketë një emërtim të një okupatori.
Pra, një vendim i drejtë dhe i arsyeshëm i asamblistëve të Bujanovcit të Kosovës Lindore, të ndryshojnë diçka që është jetike dhe që nuk ishte dashur fare të ketë atë emërtim deri tani ai shesh.
Por, ky vendim i marr nga këshilltarët komunal dhe i përkrahur nga kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, z. Januz Musliu, uroj që të ndodhë praktikisht dhe njëkohësisht të mbrohet ku hap i rëndësishëm për t’u ndier mirë shpirtërisht në vatrat e tyre shqiptarët autokton.
Nëse vije deri te ekzekutimi i vendimit të tyre, pa pëlqimin e pakicës serbe, pa miratimin e qeveris së Beogradit, ku realisht, Kosova Lindore nuk do duhej te ishte në një administrim të tillë pasi që është pjesë e pa kontestueshme e Kosovës, kryetari i Bujanovcit, z. Musliu dhe asambleistet e Bujanovcit do duhej që vendimin e tyre t’a mbrojnë deri në fund, apo mos të marrin një veprim të tillë dhe të lejojnë të përdhoset figura e çmuar kombëtare.
Mos të ndodhë siç ndodhi me përmendoren e luftëtarëve të lirisë të UÇPMB, ku ishin të gdhendur emrat e 27 dëshmorëve të Kosovës Lindore. Vërtet, ishte shumë e drejtë ngritja e asaj përmendore, ishin emrat e dëshmorëve të lirisë, të cilët e dhanë më sublimen për vendin e tyre, për lirinë e atyre që mbetën pas tyre, të jetojnë dinjitetshëm në tokën e tyre. Ishte qetësi shpirtërore, që s’paku në atë mënyrë të kujtohen ata kolos që mbi të gjitha e duanin atdheun.
Por, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do duhej që të largohet ajo përmendore nga ai vend, do duhej mbrojtur me çdo çmim, se jo të lihet në stuhinë e dallgëve të politikës së Beogradit dhe të heshtet e të heshtet. Për veprimin e marr duhej mbrojtur ose nuk duhej fare të merret një vendim i tillë. Prandaj, i lutem këshilltarëve dhe kryetarit të Kuvendit Komunal në Bujanovc, z. Musliut, nëse e keni planë ta ekzekutoni vendimin e juaj edhe në praktikë, pa e pyetur Beogradin, atëherë mbrone deri në fund vendimin e juaj të drejtë, ose mos merrni një vendim të tillë e të lihet mëshirës së vendimeve të Beogradit.
Gjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, u ndalua flamuri kombëtar, ishe halë në sy për pushtuesin dhe në forma dhe mënyra të ndryshme gjenin mundësin që t’a përdhunosnin identitetin tonë kombëtar. E vetmja mundësi ishte që t’a përdhunosnin kur flamuri kombëtar valonte në veturat e dasmorëve. Disa që mendonin që nuk mundin t’i dilnin zot mbrojtjes së flamurit kombëtar shkonin për të marr nuse pa flamur, e disa të tjerë e merrnin flamurin dhe nuk e mbronin, ishin të pafuqishëm në mbrojtje të tij dhe e shikonin përdhosjen e tij në mënyrën dhe formën më të keqe të mundshme.

Prandaj, shumë ma mirë ishte mos marrja e flamurit në dasmë se sa dhënia e mundësisë së përdhosjes së tij nga policia dhe ushtria serbe, sikurse ma mirë të mos gdhendeshin emrat e 27 dëshmorëve të Kombit në Përmendore sesa mos të mbrohet deri në fund.
Uroj që kjo figurë e fuqishme kombëtare, mos ta ketë fatin e Flamurit Kombëtar dhe të Përmendores në Preshevë!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img