16,11,2025

Kerry: Mund t’i rrëzonim avionët rusë

Must Read

Cf8WNiVWsAE0qZi

Incidenti i së martës në Detin Balltik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është komentuar edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit.

John Kerry tha se ushtria amerikane kishte të drejta të plota për të rrëzuar avionët rusë që fluturuan shumë pranë luftanijes amerikane.

Sipas zyrtarëve amerikanë këto fluturime ishin mes akteve më agresive të kohëve të fundit. Marinarët e anijes amerikane publikuan video të incidentit dhe sipas tyre avionët rusë kaluan shumë pranë anijes të paktën 12 herë.

“Ne e dënojmë këtë sjellje provokuese. Ishin veprime mjaft të rrezikshme dhe sipas rregullave të vendosura mund t’i kishin rrëzuar dy avionët”, tha Kerry, i cili nuk komentoi më tej se pse nuk ishin sulmuar avionët.

Sipas, ministrisë ruse të Mbrojtjes, avionët luftarakë Su24 shmangën anijen luftarake USS Donald Kook sapo e panë atë duke respektuar çdo standard sigurie.

Ministria ruse gjithashtu tha se anija amerikan po lundronte në afërsi të një baze detare ruse. Sipas Rusisë, por edhe SHBA, avionët rusë nuk ishin të armatosur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img