02,05,2024

Kerry falënderon Shqipërinë për muxhahedinët (Video)

Must Read
John Kerry

Ai ka thënë se Shqiëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve, duke thënë se i është mirënjohës Shqipërisë për këtë akt siç e ka quajtur ai humanitar

“Më lini të bëj një koment të shkurtër për lajmet e mira, sepse siç e dimë jetojmë në një periudhë turbullirash. Besoj se është e nevojshme të tregoj një arritje nga java e shkuar.

Të premten e kaluar, 280 anëtarët e fundit të grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë, u shpërngulën nga kampi në Irak.  Hera e parë që u përfshiva në këtë përpjekje ka qenë koha kur unë kam qenë në Senat. Dhe kjo ishte arsyeja pse vitin e parë si Sekretar u takova me Jonathan Ëiner, një nga këshilltarët e mi më besnikë, për t’i bërë muxhahedinët të linin Irakun. Pas një progresi disa mujor, vizitova Tiranën një vit më parë dhe diskutova me qeverinë shqiptare për dërgimin e muxhahedinëve të fundit. Shqipëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, duke përmendur Kosovën dhe një numër të madh çifutësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. I jam shumë mirënjohës Shqipërisë për këtë akt humanitar”- deklaroi Kerry.

280 muxhahedinët e fundit kanë mbërritur në Shqipëri në 10 shtator.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img