18,05,2024

Kërkohet zyrtarisht shtyrja e debutimit për Cristiano Ronaldon

Must Read

Që nga dita që u hodh shorti ishte ajo që u vu re: dita e debutimit për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Por kujdes: kjo e shtunë që do të shënohet në historinë e “CR7” mund të mbetet kështu, një datë e shkruar në kalendar, pa asnjë event!
Pikërisht kështu për shkak të telasheve të Chievo, nën shënjestrën e drejtësisë sportive për bilancet financiare, Crotone, klubi që synon të marrë vendin e ekipit nga Verona, ka kërkuar zyrtarisht që dy javët e para të Chievo në Serie A të mos zhvillohen, deri në pritje të vendimit përfundimtar, transmeton telesport.
Nëse kjo kërkesë do të pranohet atëherë “Bentegodi” do të rrijë i mbyllur më 18 gusht dhe Cristiano Ronaldo duhet të qëndrojë në Torino dhe të vazhdojë të stërvitet me shokët.
Crotone është ankuar publikisht dhe tani topi kalon në fushën e drejtuesve të futbollit italian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img