16,11,2024

Kërkohet suspendimi i profesorëve plagjiatorë

Must Read

ORCA dhe ADMOVERE kanë ringritur edhe një herë çështjen e avancimit të profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Në një konferencë për media, përfaqësues të organizatave përkatëse kërkuan nga rektori i UP-së Marjan Dema, krijimin e një komisioni të veçantë me pjesëmarrës ndërkombëtarë për të hetuar rastet në fjalë.

Rron Gjinovci nga ORCA tha se pavarësisht se u kanë dërguar senatorëve vlerësimin për punimet e këtyre kandidatëve nga FIM dhe bërjes publike të të gjeturave të analizës së ORCA-a, të njëjtit janë avancuar nga profesorë të asociuar në profesorë të rregullt.

“Në mbledhjen e 23 korrikut të këtij viti, Senati vendosi pozitivisht për avancimin e Ahmet Shalës, Ramë Likajt, Azem Kyçykut, Mirlind Bruçit, Naser Lajçit, Nexhat Qehajës, Rexhep Selimajt dhe Xhevat Berishës, edhe pse të njëjtit kanë publikuar 5-19 artikuj në revista të pretenduara shkencore gjatë periudhës 2017-2018”, tha ai.

Edhe Shkëlzen Gashi nga ADMOVERE tha se nga gjithsej 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së të cilëve u janë shpalosur plagjiaturat në media, shumica nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj akuzave.

“Prej këtyre rasteve, vetëm 3 janë suspenduar nga procesi mësimor, mirëpo më pas janë rikthyer. Vetëm njërit i është ndërprerë kontrata e punës”, tha Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img