06,05,2024

Kërkohet memorial në Kampusin e Universitetit, për studentët e vrarë gjatë luftës

Must Read
Kampusi i UP-së

Studentët në kërkesën e drejtuar Rektoratit kanë thënë se që nga përfundimi i luftës  në Kosovë mungon një memorial përkujtimorë për studentët që u vranë gjatë luftës.

Kërkesa e studentëve drejtuar Rektoratit të Prishtinës:

I nderuar Rektor i UP-së, Z. Majan Dema

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së

U bënë 17 vite  që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe që nga ajo kohë Kampusit universitar i mungon një Memorial përkujtimor për të gjithë ata studentë që u vranë gjatë luftës së fundit në shërbim të Atdheut tonë Kosovës.

Historia e vetë Universitetit të Prishtinës është e lidhur ngushtë me studentë e tij, Universitetit i Prishtinës, megjithëse një Universitet i ri në kontekst të universiteteve me histori qindvjeçare, përvoja e hidhur historike nuk i ka munguar aspak. Studentët e Universitetit të Prishtinës përjetuan më shumë se askush tjetër dhunën kundër arsimit, lirisë, shprehjes së lirë, dhunës mbi institucionet akademike etj..

Prandaj mund të thuhet se roli i studentëve të Universitetit të Prishtinës për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh që nga organizimi i protestave e deri të bashkimi në radhët e UÇK-së.

Prandaj ne e shohim të arsyeshme vendosjen e një memoriali të tillë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ne ju drejtohemi juve si organe udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës që të ndani një vend të përshtatshëm për vendosjen e këtij Memoriali përkujtimor.

Gjithashtu nga Këshilli Drejtues i UP-së kërkojmë që të ndaj një pjesë të mjeteve financiare për ndërtimin e këtij Memoriali. Ne do ti drejtohemi edhe Institucioneve tjera relevante në mënyrë që pjesa më e madhe e  shpenzimeve financiare të sigurohen nga institucionet tjera  që ne do të ju drejtohemi.

Ne mendojmë se është obligim moral por edhe institucional vendosja e një Memoriali të tillë në Kampusin e UP-së.

Duke ju falenderuar paraprakisht , mbesim me shpresë që do të aprovohet kjo kërkesë e jona!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img