Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë, Person i zhdukur nga Ferizaj.

Me datën 23.08 2023 rreth orës 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga fshati Greme e Ferizajt.

Bëhet fjalë për personin, ILAZ (TAHIR) SEJDIU i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme, komuna e Ferizajt, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ai është i gjatë, 170 cm

Peshon, 75 kg

Sy kafe

Flokë të thinjura

Kishte të veshura: pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë.

Ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur.

Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve .

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”