27,07,2024

Kërcënon Erdogan: Ka nisur lufta

Must Read

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk ndalet në deklaratat e tij të forta. Ai së fundmi ka deklaruar se tani e tutje nuk ka më të dyshuar, por vetëm luftë të ashpër ndaj atyre që nuk e duan regjimin e tij.

“E di që ka ende nga ata që ende e besojnë organizatën terroriste të Gylenit. Gjithashtu e di se ka nga ata që nuk shohin gjërat qartë. Që nga sot, ka përfunduar periudha e dyshimit dhe ka nisur lufta”, është shprehur Erdogan, raporton “Agency Anadolu”.

Sipas presidentit turk, nëse nga data 17–25 korrik nuk do të ishin marrë masa, puçistët do të merrnin policinë, ushtrinë, drejtësinë dhe çdo institucion në vend.

“Më vjen keq që kjo organizatë tradhtare terroriste nuk ka treguar shumë më parë fytyrën e saj të vërtetë. Për këtë arsye, e di se kemi për të dhënë llogari përpara krijuesit tonë dhe popullit. Na faltë krijuesi dhe populli ynë”, tha ai në një fjalim të mbajtur në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Fetar.

Erdogan në fund ka shtuar se kushdo që beson ato që thotë kryeterroristi Gylen, do të përballet me akuza të rënda.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img