18,11,2024

Keni vendosur të MOS HANI BUKË: Ja përse do ta shkatërroni shëndetin tuaj!

Must Read

 

Trupi do të kalojë nëpër katër procese të cilat për ju janë më shumë se shteruese vetëm për shkak se keni vendosur të mos hani bukë.

Edhe pse nuk duhet tepruar me ngrënie të bukës, posaçërisht të bukës së bardhë, organizmi i njeriut megjithatë nuk mund të funksionojë mirë pa karbohidrate, transmeton Telegrafi.

Ja se çfarë do të ndodhë nëse vendosni të eliminoni karbohidratet nga ushqimi.

Do të eliminoni ujin
Sapo t’i eliminoni karbohidratet, do të filloni të shkriheni. Mirëpo, nuk humbni yndyrën, por ujin. Kur trupi ruan karbohidratet në formë glikogjeni, çdo gram i hidrateve në vete ka ujë, madje në sasi tri deri katër herë më të madhe sesa pesha e vetë glikogjenit.

Do të ndiheni keq
Karbohidratet janë burim kryesor i energjisë së trurit. Kur i eliminoni nga ushqimi dhe kur shpenzoni tërë glikogjenin nga rezerva, trupi shpërndan yndyrën dhe nxitet me ndihmën e ketonit, ndërkaq rezultat i kësaj janë era keqe, goja e thatë, lodhja, marramendja, pagjumësia dhe mundimet.

f

Do të ndiheni sikur jeni sëmurë nga gripi
Në fund trupi mësohet që të funksionojë me ndihmën e ketonit, mirëpo kjo nuk do të thotë që kjo është gjë e mirë.

Keni probleme me metabolizmin
Perimet te shumica e njerëzve janë burimi më i madh i fibrave të cilat jo vetëm që stabilizojë sheqerin në gjak, por edhe zvogëlojnë rrezikun nga shtimi i peshës trupore dhe nga sëmundjet kronike. Krahas kësaj, për shkak të fibrave rregullisht shkoni në tualet. Nëse i eliminoni, do të keni probleme me kapsllëkun.

Do të bëheni nervozë
Karbohidratet shtojnë nivelin e seratoninës në tru. Kur eliminoni të gjitha karbohidratet e shëndetshme nga ushqimi, do ta eliminoni edhe gjendjen tuaj të mirë shpirtërore.

b

The post Keni vendosur të MOS HANI BUKË: Ja përse do ta shkatërroni shëndetin tuaj! appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img