Keds ka njoftuar se të enjtën më 7 maj, qyteti i Ferizajt si dhe disa fshatra do të përfshihen nga reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Arsye për këtë janë punimet e domosdoshme për sigurinë e sistemit
Njoftimi i plotë nga KEDS:
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:
Dalja 10kV Driton Islami J15 (kodi: 40041042) prej orës 09:00 deri 18:00.
Vendet: rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës
Arsyeja: Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:
Dalja 10kV J15 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) prej orës 09:00 deri 18:00.
Vendet: Vëllezërit Gërvalla, magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.
Arsyeja: Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj
Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:
Dalja 10kV Varoshi J18 (kodi: 40000018) prej orës 09:00 deri 11:00.
Vendet: Varosh, Gërlicë, Greme, Rakaj, një pjesë e rrugës magj. Ferizaj-Kaçanik
Arsyeja: Punime në rrjet.
Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:
Dalja 10kV Fshatrat Bibaj J12 (kodi: 40000012) prej orës 12:00 deri në orën 16:00.
Vendet: Fshatrat-Bibaj, Sojevë
Arsyeja: Punime sipas PEE dhe projektit të aprovuar.
Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:
Dalja 10kV J02-Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 09:00 deri në orën 12:30.
Vendet: Sojevë, Bibaj, Tankosiq, Tankosiq te Metali i ri, Zllatar, Mirosalë
Arsyeja: Punime sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

