18,11,2024

KEDS-i me rrjet të ri edhe në “Brahim Ademi” të Ferizajt

Must Read

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka vazhduar me shtrirjen e projekteve investuese në zona me rëndësi të rajonit të Anamoravës.

Një prej këtyre zonave është edhe Lagja “Brahim Ademi”, një rajon me shtrirje të gjere në komunën e Ferizajt.

Përforcimi i rrjetit, furnizimi cilësor dhe tensioni stabil janë efektet  të cilat janë arritur për konsumatorët të kësaj ane pas një investimi të madh që KEDS ka sjellë këtu.

Për detajet e investimit është shprehur edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Në lagjen, ose rrugën ‘Brahim Ademi’, KEDS ka arritur të shtrijë investim serioz sipas planin të paraparë, ku janë vendosur 56 shtylla të reja betoni, 2. 500 metra kabllo dhe dy trafo të reja me fuqi nga  400kVA”, thotë Buzhala.

Në mesin e 106 konsumatorëve që kanë përfituar nga ky investim, është edhe Mejdi Maliqi. Ai vlerëson se investimi ishte tejet i  nevojshëm, sepse sipas tij kërkesat e konsumatorëve ishin jetike ndër vite.

“Investimi që ka ardhur nga KEDS-i, mund të them se është shumë i rëndësishëm për ne. Kërkesat e banorëve për investime kanë ekzistuar me vite, mirëpo tani në këto dy vite, KEDS ka bërë atë që ishte shumë e nevojshme dhe në i jemi mirënjohës”, tha Maliqi.

Sikur Maliqi flet edhe Halim Halimi, banor i kësaj ane.

“Tensioni stabil vërehet dukshëm, siguria është rritur, pra ekspozimi i rrezikut ndaj kalimtarëve ka rënë me këto investime”, thotë Halimi.

Lagja “Brahim Ademi” në Ferizaj, është një prej lagjeve të mëdha të rajonit të Ferizaj. Nga investimet e KEDS-it, në këtë pjesë të Ferizajt kanë përfituar edhe ekonomitë biznesi.

lajm256

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img