24,02,2025

Kastriotit i ndahet Kupa e Kampionit për kadetë

Must Read

Në fundjavën e kaluar kanë përfunduar garat në Superligën e kadetëve. Skuadrat e kësaj grupmoshe i kanë luajtur ndeshjet para atyre të seniorëve, ndërsa janë zhvilluar 18 xhiro.

Titullin e kampionit e ka fituar Kastrioti i Ferizajt që e përfundoi ediconin me 34 pikë. Ferizajasit e rinjë shënuan 17 fitore kurse e pësuan vetëm një humbje dhe kështu siguruan titullin.
Kupa e kampionit skuadrës së Kastriotit, që drejtohet nga Blerim Beqiri, i është ndarë të mërkurën mbrëm në një ceremoni të organizuar në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kupën e dorëzoi Lulzim Abazi, anëtar i Bordit të Federatës së Hendbolli të Kosovës.

Djelmoshat e rinjë ferizajas me pjesëmarrje i nderoi Xhemile Murati – Shabani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata e Ferizajt shpall aktgjykimin ndaj F.V, 19 vjet burgim për vrasje të rëndë

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot e ka shpallur aktgjykimin ndaj F.V. Atij iu shqiptua dënimi unik prej 19 vjetësh për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img