27,11,2025

Kastrioti me fitore bindëse, deklason Dritën e Gjilanit

Must Read

Kastrioti i Ferizajt është kthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës për hendbollistë.

Kastrioti e ka mposhtur të dielen në Ferizaj skuadrën gjilanase Drita me rezultatin shumë të lartë, 47:15.

Ndeshja e javës së 17-të nuk kishte rivalitet, por i mundësoi Kastriotit që të kthehet në vend të parë. Kastrioti i ka 32 pikë, dy më shumë se Besa Famgas që është e dyta. Drita renditet e katërta me 20 pikë, të cilat i ka fituar në pjesën e parë të kampionatit.
Të dielen u luajt edhe takimi mes Vëllaznimit dhe Drenicës. Skuadra gjakovare fitoi dy pikë të reja duke triumfuar me rezultat 27:20. Pas pjesës së parë epërsia e Vëllaznimit ishte dy gola, 10:8. Vëllaznimi renditet i pesti me 14 pikë, derisa Drenica mbetet e nënta me 8 pikë. 
Ndeshjet tjera të javës së 17-të janë luajtur të premten e të shtunën. 

Kastrioti – Drita 47:15 (22:12)

Kastrioti: Curri, K. Syla, B. Syla 5, Zherka 2, A. Dugolli 3, Terziqi 4, Shabani 9, Ramadani 4, Rudari 4, Mustafa 9, Esati, Rajatoski 7, D. Dugolli

Drita: Sylejmani, Misini 4, Huruglica, Bunjaku, Latifi 1, Sllamniku 6, Veliu 3, Mehmeti 1, Musliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img