Kastrioti fiton derbin me Besa Famgas, nuk e lëshon kreun

Share

Kastrioti e ka fituar derbin me Besa Famgas, të shtunën mbrëma në “Bill Clinton” në Ferizaj, në praninë e afro 2000 shikuesve.

Skuadra ferizajase fitoi me rezultat 23:20, ndërsa ka mbajtur epërsi thuajse gjithë kohën.

Kastrioti nisi të shkëputet herët dhe pas minutës së 20-të ishte në epërsi 10:4. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:7.

Në pjesën e dytë Kastrioti u shkëput deri në nëntë gola, por pejanët u afruan në tri në fund.

Albin Ahlin Axel ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. Alban Haziri e Gentrit Brahimi i shënuan nga katër, kurse me pritje, si zakonisht, u dallua Wadi Chebbi.

Mohamed Yassin ishte më efikasi te Besa Famgas me shtatë gola. Boban Kakovski i realizoi pesë.

Kastrioti mbetet lider me 42 pikë. Besa Famgas është e treta me 34 pikë, me një ndeshje me pak të luajtur.

Në dy ndeshjet tjera të së shtunës kanë fituar favoritët. Kampioni në fuqi, Rahoveci, fitoi 46:41 ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Arbios Mushkolaj i realizoi 10 gola për “vreshtarët”, kurse nëntë i kishte Jon Muqolli.

Enis Kuleta u shqua me efikasitet te Prishtina, duke i realizuar 14 gola. Nëntë i pati Albi Gjuka.

Ndërkohë Llapi fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me 41:26.

Santos Kaique udhëhoqi skuadrën llapjane me 10 gola. Artir Muçiqi i shtoi gjashtë. Oltion Shabani, Amir Fazliu dhe Bleon Gela i shënuan nga pesë gola për Vushtrrinë.

Rahoveci është i dyti me 40 pikë. Llapi renditet i pesti 19, Prishtina e shtatë me 11 dhe Vushtrria e fundit, pa pikë.

Të ngjashme: