Ferizaj

Kastriot Bushi hap dhe mbyll Degën e AKR-së në Kaçanik

By FerizajPress

July 14, 2017

Dega e Aleancës Kosova e Re në Kaçanik është mbyllur përfundimisht. Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i kësaj dege, Kastriot Bushi. Nëpërmjet nje njoftimi dërguar mediave ai ka dhënë gjithë sqarimin e kësaj përplasje të degës me selinë qendrore të partisë të cilën e drejton Behgjet Pacolli

Njoftimi i plotë:

 

Angazhimi im politik ka qenë për të mirën e qytetarëve, sikur që ka qenë edhe angazhimi im i kamotshëm që shqiptaret të jenë të lirë , të mendojnë dhe veprojnë shqip, të zhvillohen në të gjitha sferat e jetës. Pavarësisht angazhimit tim të fundit në strukturat e AKR-së , si Kryetar i Degës së Kaçanikut, jam kyçur me qëllim që qytetarëve të Kaçanikut t’iu kthehet shpresa zhvillimi ekonomik, punësimi etj… por kjo strukturë e AKR- së, leje që nuk mund t’i përmbushë qëllimet që i ka propaganduar për Kosovën, por këta nuk mund t’i përmbushin as obligimet dhe kerkesat e qytetarëve të një Komune siç është Kaçaniku. Prandaj qytetarë të nderuar për hirë të së vërtetës që para juve të jem gjithmonë i drejtë ,Unë Kastriot Bushi jap doreheqje nga të gjitha funksionet e deri tashme të AKR-së. Më mirë bukë e kripe e zemër, se sa mjalt me helm. Kurrë në jetën time nuk lejojë, as për vetën por as subjektet tjera ta mashtrojnë popullin shqiptar. Gjatë aderimit tim në AKR, ka pas zëra te shterur të individëve që historikisht u kane shërbyer klaneve të caktuar dhe partive të ndryshme, por parashikimet e tyre nuk kanë dalë të sakta, për shkak se sot po e dëshmoje para juve se nuk lejojë te mashtrohem nga një princ mashtrues, nuk me intereson interesi personal. Dhe angazhimi im politik- kombëtar do te jete gjithmonë ne shërbim te qytetarit shqiptar. Sqarim : Rezultatet e këtyre zgjedhje preliminare sa i përket subjektit të AKR-së , pra në koalicionin e përbashkët LDK- AKR. Duke patur parasysh kohën e shkurtë dhe organizmin e menaxhimin e shpejt, për AKR dhe nga AKR-ja ka qenë befasues rezultati i tyre, sepse për këtë periudhe sa ekziston AKR-ja pra 1 muaj , me riorganizimin dhe ristrukturimin në këtë qytet , dhe me një punë modeste nga të gjithë ka arritur që të marr një numër të konsiderueshëm votash. Kujtojmë se në vitin 2014 subjekti AKR kishte vetëm 320 vota ndërsa tani ka 1691 . Po ashtu njerëzisht dua të falënderojë të gjithë aktivistët, vëzhguesit dhe 6 Nëndegët e saj dhe në veqanti kryesinë e Degës së AKR-së Kryesinë dhe antarsinë e gjerë, që më kuptojnë dhe më ndihmuan të gjithë. Gjithmonë para kujtdo besnik i jueji Kastriot Bushi (dora vetë) 13 Korrik 2017