10,09,2025

Karameta : Arrihen standarde moderne në shëndetësinë e Ferizajt

Must Read

Brenda një viti mjaft ndryshime pozitive e kënaqshmëri tek qytetarët.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Burim Karameta përmes konferencës së sotme për gazetarë ka thënë se shëndetësia ferziajase është në vlugun e realizimit të shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë sektor.

“Në shëndetësi kemi ngritur aktivitete e njësisë së edukimit dhe promovimit shëndetësor, ku kemi bërë vizita sistematike nëpër shkolla, por edhe në çerdhet e fëmijëve duke pasur një pasqyre momentale të shëndetit të fëmijëve. Po ashtu kemi bërë edhe trajnimin dhe edukimin e gjithë stafit për të përfituar dhe ngritur nivelin profesional”, ka thënë drejtori Karameta, përderisa ka shtuar se njëri ndër objektivat kryesore ka qenë edhe sistemi informativ.

Në kuadër të DSHM-së tashmë është duke funksionuar edhe inspekcioni sanitar ku gjatë kësaj kohe synim kanë pasur kontrollimin e të gjitha subjekteve afariste që kanë produkte ushqimore.

“Target i dytë ka qene edhe inspektimi i inspektimi i furrave të bukës, duke u kujdesur për kualitetin e bukës dhe mund të themi se muajt e fundit, kanë qenë rreth 300 kontrolla ku kemi bërë edhe gjashtë fletëparaqitje me dënime të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet në bazë”, ka thënë drejtori Karameta.

U bë e ditur se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vazhdimisht është duke ju dal në ndihmë edhe familjeve me gjendje të rëndë sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img