16,09,2025

Kapet një kamion me vezë, po kontrabandoheshin nga Serbia në Kosovë (Foto)

Must Read

Oficerët doganorë të Kosovës kanë arritur të kapin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë patrullimeve në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa, që po qarkullonte nga drejtimi i Mitrovicës.

“Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja” , thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësi dhe bashkudhëtarit, mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës”.

“ Sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me veze, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshimtëve është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi, si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img