03,05,2024

Kapet drogë në Gjilan e Gjakovë

Must Read

 Në rastin e parë Policia  Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, ka bërë asgjësimin e disa bimëve narkotike të mbjella  në një plantacion në pyll.

Gjatë patrullimit të hetuesve policorë dhe gjatë vëzhgimit të terrenit zyrtarët policorë kanë hasur në një plantacion, ku kanë qenë të mbjella 48 bimë narkotike që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit është bërë asgjësimi i bimëve të dyshuara në vendin e ngjarjes.

 Kurse në rastin e dytë të zhvilluar në Gjilan, antidroga  në brendi të veturës ka gjetur 51.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Me këtë rast është arrestuar një person nën dyshohet për veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img