26,12,2024

Kaos në Aleppo: “Incidenti i armatosur” ndal evakuimin e civilëve

Must Read

Kur ishte duke u realizuar evakuimi, luftëtarët islamik sulmuan nja duzinë me autobusë, tha Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Operacioni është shtyrë për shkak të mungesës së sigurisë që garanton evakuim të sigurt”, tha drejtori i OSDH-së Rami Abdel Rahman, transmeton lajmi.net.

Mijëra njerëz nga e premtja janë larguar nga Aleppo, pas një ofensive të ashpër për më shumë se një muaj pas rrethimit hermetike të qytetit në korrik të këtij viti.

Sipas televizionit shtetëror sirian, më shumë se 100 autobusë të mbushur me civilë dhe rebelë janë duke pritur në Aleppo, por nuk e kanë lënë qytetin ende, raporton gazetari i AFP-së.

Mijëra njerëz, shumica prej tyre me fëmijët, janë duke pritur jashtë në të ftohtë, në një kolonë të gjatë.

Shumë bagazhet me rroba  janë djegur për ngrohje, sepse temperatura janë rreth minus gjashtë gradë Celsius.

Rreth 8,500 njerëz, sipas OSDH, janë evakuuar nga Alepo.

Situata humanitare po bëhet katastrofike në Aleppo, nuk ka ujë të pijshëm dhe ushqim, njerëzit janë të lodhur dhe të sëmurë. /Lajmi.net/

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img