25,05,2025

Kanos motrën me thikë, një muaj paraburgim

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Q.M. shtetas kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, ka kanosur me fjalë motrën e tij Ç.M., në atë mënyrë që kjo e fundit pasi ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, duke e kërcënuar pastaj me thikë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Digjet kamioni në dalje të autostradës, bllokohet dalja në drejtim të Fushë-Kosovës

Një kamion i cili është djegur gjatë orëve të hershme të ditës së sotme ka bllokuat daljen nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img