
Hajri Jaupaj, banues në lagjen “Ujë i ftohtë”, kishte mbjellë 94 bimë kanabis brenda banesës së tij. Policia e qytetit bregdetar kishte nisur një aksion në këtë zonë, kur pikasën lëndën narkotike.
Bimët e kanabisit ishin me lartësi 3-30 cm, të cilat ishin të mbjella në tokë, në bidonë plastikë, në kubikë, si dhe në vazo të vendosura në tarracën e banesës. Lënda narkotike u asgjësua me djegie./tvklan.al
The post Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari shqiptar appeared first on Lajminet.