15,05,2024

Kampioni i botës Dustin Kelm performon me njëçikletë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.05.10.2017. Derisa dashamirët e sporteve atraktive, siç është akrobacioni me njëçikletë, këto pamje kanë mundur t’i shohin vetëm në televizor, sot ata patën rastin që midis Ferizajt ta shohin drejtpërdrejtë performancën me njëçikletë të kampionit botëror Dustin Kelm. Për një orë ai tregoi stile të ndryshme të këtij sporti, që për shikuesit ishin mjaft joshëse. Kelm tha se performancat me njëçikletë i bën anë e mbanë botës, por Kosova dhe njerëzit mikpritës të saj i lanë shumë përshtypje të mira.

“Neve na pëlqen të vijmë këtu, vendi është shumë i bukur, njerëzit janë shumë të mirë. Ne jemi të lumtur që na është dhënë mundësia të jemi këtu dhe tu japim shpresë. Emri i grupit tonë është 3-14 koleksionuesit dhe ky emër vjen nga vargu i biblës ku flitet për dashurinë dhe bashkimin e njerëzve, andaj jemi të lumtur që e përcjellim këtë mesazh me njerëzit e Kosovës. Personat këtu janë të përkushtuar drejt përparimit, kështu, shpresoj që krah për krah me njerëzit e Kosovës ta bashkojmë botën”, tha Dustin Kelm.

Kjo ngjarje u organizua nga bashkësia protestante Alfa – Omega në Ferizaj. Drejtori i saj Nazmi Berisha, tha se në këto ditë kur qytetarët ndihen të ngarkuar nga fjalimet zgjedhore, kanë dashur që të sjellin një atmosferë më ndryshe në qytet.

” Është një grup që ka udhëtuar nëpër vende të shumta të botës dhe ne ndihemi shumë të nderuar me pas në qytetin tonë kampionin e botës. Në këtë kohë zgjedhjesh është diçka shumë e qëlluar për publikun besoj”, tha Berisha.

45 vjeçari Dustin Kelm, gjatë këtyre viteve ka marrë çmime dhe tituj kombëtar e botëror në kategori të ndryshme,transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img