27,07,2024

Kamerat e sigurisë zbardhin grabitjen në Rinas (VIDEO)

Must Read
Grabitja në Rinas

Pamjet tregojnë edhe dinamikën e ngjarjes shumë të rëndë, që shkatërroi tërësisht gjithë sistemin e sigurisë në aeroport ndërsa tre personat me maska e armë mundën të hynin e të dilnin qetësisht në pistën e avionëve pasi rrëmbyen një sasi të madhe parash.

Sipas sekuencave të nxjerra nga kamerat e sigurisë, një person me veshje fosforeshente, të ngjashme me ato të punonjësve të aeroportit, ka hapur portën e shërbimit, e cila përdoret vetëm për futjen e mjeteve që furnizojnë avionët me karburant.

Në derë nuk ndodhej asnjë roje, as civil dhe as i armatosur dhe për pak sekonda u shkatërrua dryni i portës, raporton Top Channel. Prej andej hyri një automjet tip “Benz” i modelit 250, me ngjyrë vishnje, i cili eci përgjatë perimetrit të aeroportit, duke u ndalur në vendin ku automjeti i kompanisë “Nazeri 2000” po shkarkonte thasët me para.

Pasi rrëmbyen paratë, pa qëlluar në ajër, automjeti u largua drejt fundit të pistës, u rikthye te porta nga ku dhe doli. Ky automjet u gjet më pas nga policia 2 kilometra larg vendit të ngjarjes i djegur. Sipas policisë, automjeti rezultonte të ishte vjedhur në muajin mars në qytetin e Pogradeci.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FlOkLw015GM?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Kamerat e sigurisë zbardhin grabitjen në Rinas (VIDEO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img