06,05,2024

Kalueshmëria për patentë shofer ulet në 85 përqind

Must Read

Naim Kelmendi, udhëheqës i Divizionit për Patentë Shofer në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), tha se për ndryshimet e Ligjit për Patentë Shofer në Kosovë, janë respektuar direktivat dhe standardet evropiane.

“Me udhëzimin e ri janë lehtësuar procedurat. Ne që disa vite i kemi pyetjet publike. Tani është kalueshmëria nga 90 në 85 %”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij edhe problemi i përgjigjes është lehtësuar.

“Ne synojmë që të rrisim nivelin e kalueshmërinë për 15 përqind. Nëse kandidati bie nga provimi, menjëherë ka të drejt të paraqes provimi dhe jo më të pres siç ishte më parë me 15 ditë. Vlefshmëria e certifikatës mjekësore nga 1 vazhdon me 3 vite, vlefshmëria e testit teorik nga 1 vit në dy vite. Po ashtu edhe për kandidatët për nevoja të veçanta kemi bërë norma për ta për testim” ka thënë Kelmendi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img