26,12,2024

Kalojnë kufirin për të votuar kandidatët shqiptarë për deputetë (Video)

Must Read

Pika kufitare e Mutivodës, që ndan Kosovën me Serbinë, sot ishte më e frekuentuar se zakonisht. Arsyeja për këtë është zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Shumë qytetarë që jetojnë në Kosovë, por që me prejardhje janë nga kjo zonë e Serbisë e banuar me shumicë shqiptare, ia mësynë qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Një polic kufitar, që nuk deshi të identifikohej, tha se shumë qytetarë kanë kaluar sot nëpër këtë pikë. Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit kanë shkuar edhe 4 autobusë nga Kosova.

Megjithëse ju përgjigjën pozitivisht zgjedhjeve, shumica prej tyre kanë pritje të vogla nga këto zgjedhje.

Ramë Syla nga fshati Tupallë i komunës së Medvegjës për KALLXO.com tha se sot shumë herët është kthyer në vendlindje për të votuar.

“Të parët jemi shku te shkolla e Tupallës, kemi votuar”, tha Syla.

Ai tha se gjithçka ka shkuar mirë dhe pret të paktën tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.

“Të paktën dy deri në tre vende nga tri komuna, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me i fitu në Parlamentin e Serbisë”, tha Syla.

Syla thotë se nuk është shumë i kënaqur me punën e përfaqësuesve të Kosovës në Parlamentin e Serbisë, por shkak për këtë e konsideron numrin e vogël të përfaqësuesve.

Edhe Hajrullah Jakupi, i lindur në fshatin Dediq të komunës së Medvegjës, por me vendbanim në Gjermani, tha se megjithëse ka votuar sot, nuk pret ndonjë ndryshim nga këto zgjedhje.

“Me ju thënë të drejtën asgjë. Interesimi është shumë i vogël sot me aq sa kam vërejtur në Medvegjë. Po të ishin zgjedhjet lokale do të kishte më shumë interesim, e zgjedhjet parlamentare as që po vërehen”, tha Jakupi.

Hajrullah Jakupi tha se shkak për këtë është se për Komunën e Medvegjës po bëhet shumë pak dhe një përfaqësues ose dy nuk mund të kontribuojnë shumë.

Edhe Ruhan Beha që kishte votuar sot tha se përpos që është obligim për të votuar, është mirë që shqiptarët te kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Njëjtë sikur Beha mendon edhe Petrit Abazi që obligimin e votës e kreu në orët e para të mëngjesit.

“Nuk presim diçka, kemi votuar për t’ia dhënë një votë më shumë shqiptarëve”, tha Abazi.

Partia e Veprimit Demokratik me lider Riza Halimi është forca e vetme politike ndër shqiptarët e cila ka pranuar të garojë në zgjedhjet serbe, derisa shtatë subjekte tjera shqiptare kanë bojkotuar këto zgjedhje.

Në komunën e Medvegjës votohet vetëm për zgjedhjet parlamentare, për dallim nga Presheva, ku zhvillohen edhe zgjedhje lokale. /kallxo.com

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=48kDMpu-8Oc?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Kalojnë kufirin për të votuar kandidatët shqiptarë për deputetë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img