05,02,2026

Kallashin në kokë arkëtares – këto janë pamjet e vjedhjes së një banke në Vlorë (Video)

Must Read

Policia ka arritur të tregojë çdo taktikë të përdorur nga dy grabitësit.

Në fillim është vjedhja e automjetit tip “Benz 250”, që u përdor në grabitje.

Në videon e policisë duket se si një nga autorët, Kostandinos Shakaj, arrin të vjedhë me lehtësi makinën, që ishte lënë anës rrugës e ndezur.

Më pas në video duket grabitja.

Policia saktëson se 36-vjeçari G.Gj, që është shpallur në kërkim, është personi që futet në bankë me armë, raporton Klan.

Në video duket se pasi futet brenda ambienteve të bankës me kallashnikov në dorë, arrin të marrë me qetësi shumën e lekëve.

Nga hetimet rezulton se nga kjo bankë janë vjedhur mbi 6 milionë lekë si dhe mbi 30 mijë euro.

Pasi mbush thesin, grabitësi i veshur me rroba kamuflazhi largohet me vrap. Ndërkohë tek dera e bankës është grabitësi i dytë, i cili bën roje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img