Kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli pas marrjes së kontrollit të plotë të partisë, po vazhdon që të tallet me disa nga “vendimmarrësit” e kësaj partie.
Nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçin, i cili ishte njeriu kryesor i partisë gjatë kohës sa Thaçi ishte i pari i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli po e “sjell” siç ai po do.
Veseli për dallim nga mbledhja e kaluar e Kryesisë së PDK-së, ku e uli në krahun e tij të djathtë, duke treguar se po e respekton, sot në një mbledhje të Këshillit Drejtues, sërish e la jashtë loje, raporton Gazeta Blic.
Ai në këtë mbledhje Hajredin Kuçin e la të fundit. Madje, edhe pse njeriu i konsideruar si më me peshë, e ulë pas Justina Pula- Shirokës, dhe befasisht para Arsim Bajramit.
Veseli në mbledhjen e fundit të PDK-së, të mbajtur para dy ditësh Kuçin e kishte ulur në krahun e tij të djathtë, mirëpo sot sërish e ka “lënë” jashtë loje, duke e konsideruar si tërësisht të parëndësishëm, raporton Gazeta Blic.
Hajredin Kuçi gjatë kohës sa PDK udhëhiqej nga Hashim Thaçi, pa dyshim se ishte ndër njerëzit kryesor të partisë. Mirëpo, duket se e njëjta gjë nuk po i shkon edhe me Veselin. Edhe vetë Kuçi publikisht ka deklaruar se është më i afërt me Thaçin se sa me Veselin./ Gazeta Blic
LEXO EDHE: Kadri Veseli e rikthen Hajredin Kuçin, dhe e distancon pak Enver Hoxhajn
Pamje nga mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues
Pamje nga mbledhja e para dy ditëve e Kryesisë, ku Veseli e afron Kuçin
Pamje nga mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të drejtuar nga Veseli, ku Kuçi u injorua plotësisht: