12,07,2025

Kadri Veseli mban fjalën, muri në Mitrovicë hiqet para Ditës së Pavarësisë

Must Read

Kreu i Kuvendit kishte deklaruar javë më parë se muri ilegal, i ndërtuar nga serbët, do të hiqet më së largu në fillim të muajit shkurt, para përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.

I ndodhur në SHBA për takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikanë, Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se mure ndarëse nuk do të ketë në Kosovë.

“Komunikimi dhe lëvizja e lirë, krahas zhvillimit ekonomik, frymës demokratike dhe shtetit ligjor, do të jenë vendosmëri e institucioneve dhe qytetarëve tanë në shtetin tonë të pavarur, Republikën e Kosovës. Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ai ka falënderuar Përfaqësuesen e BE-së dhe Ambasadorin e SHBA-së për kontributin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e çështjes që lidhet me murin.

“Qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img