Kadare: Shqipëria ta kryej procesin e dekriminalizimit, e pafalshme nëse nuk bëhet

By FerizajPress

May 14, 2016

Kadare tha se Shqipëria ka çdo mundësi për të ecur përpara dhe është në stadin më kulmor të saj.

Ismail Kadare është rikthyer në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër, tashmë të rikonstruktuar, nga ku ka dhënë mesazhe për zhvillimet në Shqipëri.

Kadare e vlerëson dekriminalizimin një proces jetësor për Shqipërinë dhe dështimi i tij për shkrimtarin do të ishte i papranueshëm. Ai e sheh shoqërinë në provë për të detyruar politikën që të dekriminalizohet.

“Procesi i dekriminalizmit është një proces jetësor për Shqipërinë. Do jetë e pafalshme në qoftë se nuk kryhet. Populli shqiptar do tregojë cilësitë e tij më të mira po do detyrojë klasën potitike ta kryejë këtë proçes dhe do tregojë cenet e tij nëse nuk e detyron. Populli ka merita, populli ka cene, do ta shikojmë, është një nje provë, por është e detyrueshme të kryhet”, ka thënë Kadare.

 

The post Kadare: Shqipëria ta kryej procesin e dekriminalizimit, e pafalshme nëse nuk bëhet appeared first on Lajminet.