21,12,2024

Kadaj-Bujupi: Nëse demarkacioni sillet të hënën në Kuvend, do të ketë trazira

Must Read

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar nga qeveria që mos të provokoj duke e sjell para deputetëve të Kuvendit ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi pa e shqyrtuar.

Ajo ka theksuar se tashmë opozita ka dëshmuar në disa raste që kjo marrëveshje është e gabuar dhe nuk duhet kaluar, duke paralajmëruar trazira të reja në kuvend, raporton Indeksonline.

“Ne kërkojmë nga qeveria që mos të provokoj duke e sjell demarkacionin pa e shqyrtuar, është dëshmuar tashmë pothuajse me të gjitha provat e paraqitura tash e rreth nëntë muaj që shënimi i kësaj vije kufitare është i gabuar. Prandaj çfarëdo përpjekje për ta legjitimuar janë humbje të tillë, ne me të gjitha forcat dhe me veprimet tona do të jemi kundër në mënyrë që ta parandalojmë. Nëse do të vjen të hënën në Kuvend do të ketë trazira të reja dhe probleme”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, ai kufi nuk do të njihet kurrë as nga qytetarët e Kosovës as nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë kuvend shumë gjëra janë imponuar me forcë prandaj Kosova po shkon drejt diktaturës e cila do të ketë pasoja afatgjata dhe do të prodhoj kriza të vazhdueshme në kuptimin që humbja e tokës nuk do të pranohet në rend të parë dhe po ashtu do të kundërshtohet fuqishëm nga deputetët”, ka përfunduar Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img