25,10,2024

Ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , nënoficeri, Rreshteri i parë i FSK-së Muhamet R. Beqiri

Must Read

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterit i parë, bashkëqytetari ynë, Muhamet Beqiri.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast, përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, kolegëve të FSK-së, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënoficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë, bashkëqytetari ynë, Muhamet Beqiri. Vepra e tij për lirinë e Kosovës, kontributi i tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të mbeten të pashlyeshme e krenari e familjes dhe gjithë shoqërisë. Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, kolegëve të FSK-së, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img